Dështon për të njëzetën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Nga A2 CNN
23 Maj 2025, 13:41 | Politikë

Dështon për të njëzetën herë seanca për

Për të njëzetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin.

As thirrja e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas – e cila vizitoi Prishtinën për herë të parë, të enjten – që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, nuk solli ndryshim, shkruan A2.

Dështimi i radhës ndodhi pak pasi disa organizata të shoqërisë civile i bënë thirrje partive “të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës”.

Ato thanë se kriza institucionale me bllokimin e konstituimit të Kuvendit “ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit”.

Më 23 maj, ligjbërësit refuzuan për të dymbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos