Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 13:47 | Politikë

Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Haxhiu.

Ajo ka shkruar në Facebook se ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

“Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos