“Ankimet janë vetëm politike, jo teknike”, Kryeziu: Asgjë të jashtëzakonshme nuk ka në propozimin e Gërvallës

Nga Tomorr Avdia
16 Maj 2024, 20:36 | Politikë

Propozimi i ministres Donika Gërvalla ishte më i miri që mund të bëhej madje edhe në kohën e duhur, por për kryetaren e komisionit të jashtëm në Kuvendin e Kosovës, zonjës Arbëresha Kryeziu tashmë kuptohet se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është kthyer në politikë dhe jo më teknike.

Sipas Kryeziut zhvillimet e fundit ndërkuptojnë se edhe brenda vendeve të Këshillit të Evropës ka debat për çështjen dhe kjo do marrë ndoshta kohën e duhur në ditët në vijim. Sa i përket propozimit të QUINT-it, ose siç e quan ajo drafti i Lajçakut deklaron se ai nuk është fare në përputhje me atë që kërkon Kosova dhe kërkohet prej saj.

Pra është një draft i pazbatueshëm dhe nuk mund të çohet në kushtetuese një dokument që nuk është pranuar më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos