Draft-Statuti për themelimin e Asociacionit të veriut, duhet të kalojë për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Ky fakt është bërë i ditur nga ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, në një intervistë për median serbe RTS.
Zyrtari i lartë amerikan tha po ashtu se duhet të ketë një diskutim më të gjerë lidhur me integrimin e serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Asociacioni është një hap i rëndësishëm. Është e rëndësishme të shënohet përparim edhe para formimit të Asociacionit. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrojnë fëmijët që lindin dhe në të gjitha këto të punojmë njëkohësisht. Obligimet ekzistojnë që nga viti 2015, kur u nënshkrua marrëveshja për Asociacionin. Nuk mund t’iu ofroj një afat kohor, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë sikurse qytetarët evropianë”, tha O’Brien. (A2 Televizion)