Sllovakia siguron Serbinë: Nuk e njohim Kosovën, shkelje e integritetit territorial

Nga Rosalba Bejdo
18 Tetor 2024, 20:05 | Politikë

Nga kryeqyteti serb, Beograd, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar është kujdesur të theksojë se qëndrimi i vendit të tij, sa i përket pavarësisë së Kosovës, mbetej i pandryshuar.

“Kjo është një shkelje e integritetit territorial të Serbisë. Për këtë arsye, Sllovakia, si shumë vende të tjera, nuk e ka njohur Kosovën”, tha kryediplomati sllovak pas takimit me homologun serb Marko Gjuriç, shkruan A2 CNN.

Më tej, ai shtoi se vendi i tij mbështet një dialog intensiv mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë për integrimin e tyre në BE.

Blanar u takua edhe me kreyministrin Vuçeviç, i cili the se vlerëson shumë mbështetjen e Sllovakisë për integritetin territorial të Serbisë dhe qëndrimin e vendosur për të mos njohur Kosovën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos