“Bashkimi i partive opozitare, rrëzon Kurtin”, gazetari tregon skenarët e mundshëm

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 10:04 | Politikë

Lëvizja Vetëvendosje arriti sërish të fitonte zgjedhjet parlamentare në Kosovë, por nuk mund të formojë e vetme qeverinë e re, çka ngre pikëpyetje për suksesin e këtij procesi dhe shton mundësitë për përsëritjen e zgjedhjeve.

“Nëse shkojmë sërish në të njëjtën qasje që Vetëvendosje do fillojë të çojë një emër për kryetar Kuvendi që nuk mbështetet nga opozita dhe nuk ka numrin e votave për ta zgjedhur, fillon zvarritja se kur duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, kush duhet të jetë, si duhet të jetë, si do të zgjidhen nënkryetarët. Atëherë i bie që në fund të dhjetorit të këtij viti zonja Albulena Haxhiu, në detyrën e presidentes së Kosovës, të dekretoi sërish një nga dielat e fundit të këtij viti që të përkojë me ardhjen e mërgatës në Kosovë dhe të kemi sërish zgjedhje”, tha gazetari Ervin Koçi në “Dita jonë” në A2 CNN.

Ai shtoi se Kurti do të duhet të trokasë në një nga partitë për të bërë koalicionin qeverisës, qoftë AAK, qoftë LDK. “Besoj më shumë me LDK-në, duke qenë se me zonjën Osmani, pavarësisht se ka pasur akuzat publike, ka pasur dhe një bashkëpunim të gjatë bashkë”, tha Koçi.

“Pastaj mund të jetë një skenar i fundit fare, sikur gjithë spektri opozitar bëhet bashkë, zoti Kurti del në opozitë. Sepse nuk e ka numrin e votave. Nëse bashkohet PDK, LDK, AAK së bashku me partitë minoritare mbase jo ato të komunitetit serb, mund ta bëjnë 61-shin që zoti Kurti të dalë në opozitë. Por kjo sigurisht vetëm e forcon Vetëvendosjen, nuk është se e dobëson pasi e rrit atë inatin, mllefin e bazës së partisë që në mënyrë që të jetë mund të themi dhe më e fortë në zgjedhjet e ardhshme, pasi historia ka treguar që një koalicion i tillë me bazë të gjerë ka ekzistuar më parë në Kosovë, por nuk ka funksionuar dhe ka shkuar në zgjedhje të parakohshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos