Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, ka dhënë detaje pas përfundimit të takimin bilateral që e zhvilloi në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ai tha se aty u diskutua edhe për çështjen e personave të zhdukur me dhunë. Sipas Bislimit takimi trepalësh dështoi pasi Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”, raporton A2 CNN.
“Ne kishim një ftesës nga Brukseli për Serbinë dhe Kosovën. Në plan përcaktohej qartë se pas takimit bilateral do të kishim edhe një takim trilateral me vetëm një pikë në agjendë, atë të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Por u theksua se tema shtesë mund të diskutohen nëse të dyja palët pajtohen. Ne u pajtuam për këtë, por Serbia donte ta kushtëzonte pjesëmarrjen e saj në takim me tema shtesë në agjendë, të cilat nuk ishin të pranueshme për palën kosovare. Dhe në këtë mënyrë ne përfunduam takimin vetëm me një takim bilateral. Tema të diskutimit ishin edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë, telekomunikimi, IBM-ja e liria e lëvizjes. Rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë, zëvendëskryeministri ripërsëriti destruktivitetin e Serbisë, e cila qëllimshëm po e zvarrit procesin duke paraqitur kërkesa të reja edhe pas dakordimit final”. (A2 Televizion)