Paraditen e së hënës nisi seanca e 11 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës... që dështoi sërish.
Të pranishëm ishin 111 deputetë. Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të Ditës së Dëshmorëve. Më pas u tentua për votim të fshehtë, por PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK ishin kundër, shkruan A2.
Në këtë mënyrë, nuk kaloi propozimi për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë: Pro 56 vota, një kundër dhe asnjë abstenim.
Seanca u ndërpre dhe do të vijojë të mërkurën, në ora 10:00. (A2 Televizion)