“Kurti mban peng Kosovën”, Çitaku: Vuçiç takohet me presidentin amerikan

Nga Rosalba Bejdo
2 Maj 2025, 20:36 | Politikë

“Kurti mban peng Kosovën”, Çitaku: Vuçiç

Ndërsa Albin Kurti “po e mban peng Kosovën dhe krijimin e institucioneve të reja për shkak të tekave dhe egos së paarsyeshme”, po vijnë lajme se presidenti serb pritet të takohet me presidentin e SHBA-së.

Kështu shkruan Sekretarja e Përgjithshme e PDK, zonja Vlora Citaku në një postim në Facebook ku e krahason situatën në Kosovë me atë në Serbi. Sipas saj Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i tyre po silleshin “si fëmijë të llastuar”.

"Kosova vazhdon të jetë pa asnjë komunikim me SHBA-në dhe nën sanksione nga Bashkimi Evropian. Më keq nuk i kemi pas raportet ndërkombëtare asnjëherë. Po i humbim aleatët. Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i tyre vazhdojnë të sillen si fëmijë të llastuar dhe të papërgjegjshëm, që e trajtojnë shtetin pa konsideratë, pa përgjegjësi, pa dashuri dhe pa dhembshuri. E trajtojnë si një trashëgimi të fituar pa mund e pa sakrificë. Por, Kosova është ndërtuar me mund, me gjak e me sakrificë dhe është më e madhe se cilido politikan a parti. Sa e dhembshme që kemi rënë në këtë pikë kaq të ulët nga kjo kastë e politikanëve aventurier”, shkruan Citaku.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos