Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, është shprehur se Bashkimi Europian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Komentet Kallas i bëri gjatë një deklarate për mediat nga Kosova, ku edhe u takua me liderët kryesorë të partive politike.
Kallas ka thënë gjithashtu se heqja e plotë e sanksioneve nga BE, varet nga shtensionimi i situatës në Veri të Kosovës dhe nga respektimi i marrëveshjes së Ohrit.
Ajo tha gjithashtu se personalisht ka punuar për heqjen e sanksioneve, por shtoi se shumë shtete të BE-së, thonë se Kosova duhet të bëjë përparime shtesë shtensionimin e situatës në Veri, në mënyrë që masat të hiqen.
“BE ka nisur heqjen graduale te masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo varet edhe nga shtensionimi i situatës në Veri. Personalisht kam punuar me vendet anëtare se duhet t’i heqim masat, por disa shtete thonë se Kosova duhet të respektojë narrëevshjen e Ohrit dhe veprimet ne Veri e vështirësojnë situatën”, ka thënë Kallas.
Kujtojmë se ditën e djeshme Kallas vizitoi edhe Serbinë, ku kërkoi dialog dhe ulje të tensioneve mes dy vendeve. (A2 Televizion)