Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, akuzon kryeministrin ne detyre, Albin Kurti, se po sjell njerëz nga grupi politik shqiptar VLEN ne Maqedoni te Veriut për të ndikuar ndaj një deputeti të komunitetit goran.
Sipas tij, në Prishtinë kanë ardhur me dhjetëra persona duke i bërë presion deputetit Adem Hoxha, shkruan A2 CNN.
“Ka angazhuar krejt VLEN-in e Maqedonisë. Me dhjetëra njerëz nga Maqedonia vijnë të takojnë Adem Hoxhën”, tha Haradinaj. (A2 Televizion)