Dështon takimi për dinarin, palët me dallime të mëdha: Nuk pati vullnet për zgjidhje

Nga Rosalba Bejdo
4 Prill 2024, 15:56 | Politikë

Edhe takimi i tretë në Bruksel për çështjen e dinarit u mbyll pa rezultat, me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë që akuzuan njëri-tjetrin për mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhje.

"Fatkeqësisht edhe sot kemi pasur dallime të mëdha. Ndërsa pala kosovare ka diskutuar për opsionet se si serbët e Kosovës mund ta marrin mbështetjen financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe ka punuar si avokat i Postanska banka dhe gjithë kohën ka diskutuar se si të licencohet ajo", tha Besnik Bislmi.

Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Prishtina nuk tregoi "vullnet të mjaftueshëm" për një marrëveshje dhe shtoi se presin ftesë për një takim tjetër pas 10 ditësh.

“Ne përsëritëm edhe njëherë qëndrimin dhe propozimin tonë, i cili është i balancuar dhe nënkupton një zgjidhje kompromisi. Nga ana tjetër, nuk kishte vullnet të mjaftueshëm nga ana e Prishtinës. Nuk do të flas më shumë për këtë, duke qenë se do të ketë një takim tjetër për këtë temë”.

Ai përsëriti se kjo çështje do të ishte e zgjidhur, sikur të ekzistonte Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në takimin e kaluar në Bruksel, Petkoviç kishte thënë se pala serbe do të përpiqet që të sigurojë vazhdimin e funksionimit i bankës së Serbisë në Kosovë, Kursimora e Postës, në mënyrë që serbët të marrin pagat, pensionet dhe ndihmën tjetër. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend. Çështja përveç se zemëroi Serbinë, nxitim ose pajtime edhe mes Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos