Dialogu, jo prioritet i SHBA? Ekspertët: Afrimi i Serbisë me Trump ul shanset për destabilizim

Nga Tomorr Avdia
4 Dhjetor 2024, 20:27 | Politikë

Ekspertët dhe analistët në Kosovë theksojnë se afrimi i Serbisë me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, ul rrezikun për destabilizim në rajonin tonë.

Duke analizuar deklaratën e ish zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Filip Riker, se dialogu nuk do të jetë prioritet i SHBA-ve, ata theksojnë se për të pasur një panoramë më të qartë duhet pritur që të fillojë punën administrata e re amerikane.

“Mendoj se kjo është një situatë që ka disa vite kështu. SHBA e kanë bërë të qartë në raste të ndryshme, megjithëse jo kaq qartë sa Riker, që ka shumë çështje sot në botë dhe Ballkani nuk është më prioritet e tyre. Ballkani nuk ka më atë potencial destabilizues sa më parë. Kosova nuk ka qenë faktor destabilizues, por edhe afrimi i Serbisë me SHBA-të, e ka ulur rrezikun për destabilizim”, tha Prof. Dashamir Bërxulli, njohës i zhvillimeve politike.

“Ne ende nuk dimë qëndrimin e ri të administratës amerikane pas fitores së Trump. Por ajo që dimë ne është se SHBA-të do të vijojnë të jenë edhe më tej prezentë në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ndikimeve që Federata Ruse mundohet t’i bëjë përmes Serbisë. Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e problemit ekonomik, por politike. Unë mendoj te qasja e re e BE që e kemi parë që dje dhe besoj se kësaj qasjeje do i bashkohet edhe SHBA me ardhjen e administratës Trump”, tha analisti politik Gazmi Raci.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos