“Doni të na dëboni nga Kosova!” Shpërthen Vuçiç: Biseda me KFOR me e keqja deri më tani

Nga Rosalba Bejdo
12 Gusht 2026, 10:34 | Politikë

“Doni të na dëboni nga Kosova!” Shpërthen

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpërtheu në akuza kundër Bashkimit Europian, pas ky i fundit kritikoi deklaratat të tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, duke thënë se ato nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve. Sipas tij, në vend që të detyrojë Kosovën të përmbushë detyrimin për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, BE ushtron presion ndaj Serbisë, pasi sipas tij do ta dëbojë atë nga Kosova.

"Ata nuk e përmbushën detyrimin e tyre, dhe as nuk u shkon ndërmend ta bëjnë. Dhe ju u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse doni ta dëboni Serbinë nga Kosova . Dhe ju prapë na kërkoni t'ju kërkojmë falje dhe t'ju themi sa të sjellshëm jeni, por ne jemi 'të këqij' dhe nuk dimë çfarë po bëjmë".

Presidenti Aleksandër Vucic reagoi me nervozizëm kur u pyet mbi atë që ishte diskutuar lidhur me vendimin e KFOR për të reduktuar praninë në urën mbi Ibër, në takimin mes kreut të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç dhe komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutash. Sipas Vuçiç kjo kishte qenë biseda më e keqe mes tyre deri më tani, ndërsa nuk ja kurseu sulmet NATO-s dhe KFOR-it.

“Mojsiloviqi foli me njerëz nga KFOR-i, me komandantin, Ulutaš, i cili tha se ‘pa problem, policia e Kosovës do të punojë me ne...’. Vërtet, pa problem? Në rregull, tani e shohim pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999, i kuptojmë të gjitha dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull. Nga kjo perspektivë, të paktën e dimë me kë kemi të bëjmë. Thjesht mos u shtirni se jeni këtu për ndonjë lloj dialogu apo diçka tjetër, sepse nuk jeni për dialog”.

Misioni i KFOR-it njoftoi të hënën se ka filluar procesin gradual të tërheqjes së pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë në përputhje me, siç thanë ata, situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos