“Nuk lejojmë mungesë respekti” Kosova heq flamurin e Ukrainës nga sheshi në Prishtinë

Nga Xhevahir Qardaku
10 Gusht 2026, 09:04 | Politikë

Flamuri i Ukrainës, i vendosur në qendër të Prishtinës me mbishkrimin “Free Ukraine”, është hequr. Ky veprim erdhi pas deklaratës së presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar duke theksuar se solidariteti i Kosovës me popullin ukrainas mbetet i palëkundur, por shtetësia e Kosovës duhet të respektohet. Rama ka deklaruar se Prishtina do të qëndrojë përkrah popujve që përballen me luftë, dhunë dhe persekutim, por asnjë kauzë nuk mund të ndërtohet duke cenuar dinjitetin dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

Deklarata e Zelenskyt erdhi gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vlerësoi qëndrimin e Serbisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos