"Duhet të shmangim luftën", Bettel: Jepini Kosovës vendin që meriton

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 20:37 | Politikë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj nga Luksemburgu, ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Xavier Bettel.

Pas takimit, Gërvalla tha" se vizita e Bettel në Kosovë, është një dëshmi e qartë thellimit dhe bashkëpunimit dypalësh dhe për të forcuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve".

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut Bettel, vuri theksin se ardhmja është ajo që duhet të shkohet në prespektivë jemi duke e ndihmuar me projektet tona në shumë fusha.

Zëvendëskryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel tha se duhet angazhim për t’iu shmangur konflikteve. Ndërsa, shtoi se Kosova duhet të punoj të marr vendin dhe respektin e merituar.

Përmes projekteve të ndryshme financiare Luksemburgu deri më tani ka investuar rreth 100 milionë euro në Republikën e Kosovës, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe progresin tonë ekonomik dhe shoqëror tha zv.kryeministrit Besnik Bislimi për media. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos