"Fajin për masat e ka qeveria", Krasniqi: Nuk kemi shpresa se do hiqen, po vuajmë moskordinimin me aleatët

Nga Tomorr Avdia
19 Qershor 2024, 20:26 | Politikë

Heqja e masave nuk duket aq pranë për kryetaren e komisionit te integrimit në Kuvendin e Kosovës. Sipas zonjës Krasniqi, dënimi është bërë vetëm për qeverinë dhe jo ndaj popullit, por në fakt e vuan ky i fundit.

“Borrel ka rekomanduar, por shtetet anëtare janë ato që do vendosin. Pas 24 shtatorit këto masa duhet t’i kishte Serbia dhe jo Kosova, por politika e jashtme e Kosovës nuk ka bërë sa duhet”. Madje sipas zonjës Krasniqi  telefonatat me Radojçiçin tregojnë edhe më shumë se kaq.

Kryetarja e komisionit për integrim në Kuvendin e Kosovës, pranon se faji mbetet vetëm i qeverisë pasi edhe aktorët e tjerë politikë, qoftë opozita, qoftë institucionet kuvendore apo edhe vete rekomandimet nuk pinë ujë nëse qeveria nuk punon me aleatët dhe ky është edhe dënimi sipas saj.

Madje ajo shkon edhe me tej kur akuzon Kurtin se ka pranuar me kohë Zajednicën, por duhet vetëm të dalë dhe ta pranojë publikisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos