Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përjashtoi mundësinë e bisedimeve me opozitën sa i përket formimit të qeverisë së re. Ajo tha të hënën se do të bëjnë përpjekje për të takuar deputetë të zgjedhur por sipas saj, jo nga opozita.
"Besoj se tashmë pas certifikimit të rezultateve vazhdon puna për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht edhe për Qeverinë Kurti 3. Ne do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit të cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët të cilët do t'i kemi", tha Haxhiu. (A2 Televizion)