“Garanci për sigurinë në rajon”, analistët: Kosova pranë NATO, propaganda serbe mori përgjigjen

Nga Tomorr Avdia
27 Maj 2024, 20:15 | Politikë

Ekspertët dhe analistët në Kosovë mirëpresin vendimin e asamblesë parlamentare të NATO-s për të avancuar statusin e Kosovës, si anëtare e asociuar. Ata thonë se kjo I shërben jo vetëm sigurisë në vend por edhe asaj rajonale, ndërsa i bëjnë thirrje autoriteteve të ndërmarrin më shumë hapa për të qenë pranë NATO.

"Lufta dhe propaganda e Serbisë mori një përgjigje, të merituar  me vendimin e Asamblesë së përgjithshme të NATO-s, që e çon më pranë anëtarësimit të plotë”. Kështu thotë nënkryetari i komisionit të sigurisë në Kuvendin e Kosovës Enver Dugolli në një prononcim për A2 CNN.

Kurse analisti politik Gazmir Raci e vë theksin tek rëndësia e një hapi të tillë tek siguria e Kosovës dhe ajo rajonale, ndërsa i kërkon autoriteteve të shfrytëzojnë momentumin gjatë këtij viti për të qenë sa më pranë NATO-s.

Anëtarët e asociuar, në këtë rast edhe Kosova, mund të paraqesin dhe të kërkojnë ndryshime në rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s. Veç kësaj, shtetet me këtë status, mund të shërbejnë si raportues specialë në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet me NATO. Mirëpo ato nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë së Përgjithshme dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos