Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 16:57 | Politikë

Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime shtetërore nga Presidentja e Konfederatës Helvetike, Karin Keller-Sutter.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani falënderoi homologen zvicerane për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e cilësuar këtë vizitë si një moment historik në thellimin e partneritetit bilateral.

“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter. Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë,” tha Presidentja Osmani.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitetin kushtuar trashëgimisë politike të Presidentit të ndjerë Martti Ahtisaari, një figurë kyçe në procesin e pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim të veçantë me përfaqësues të diasporës shqiptare në Zvicër, për të diskutuar mbi rolin dhe kontributin e saj në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos