Haxhiu: I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese pezullimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 23:30 | Politikë

Haxhiu: I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese pezullimin e afatit

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë afatin për zgjedhjen e Presidentit dhe të japë interpretim për mungesën e deputetëve opozitarë në sallë.

Vetëvendosje ka njoftuar edhe Presidenten Vjosa Osmani për të parandaluar çdo veprim të saj për të shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në Facebook, dha lajmin, shkruan A2.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, lexohet në postimin e Haxhiut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos