“Zgjedhjet në Kosovë”, gazetari Nazarko: Po sakrifikohen interesat kombëtare në këmbim të disa llogarive politike

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 22:39 | Politikë

Gazetari Mentor Nazarko, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se në Kosovë “po sakrifikohen interesat shtetërore dhe kombëtare madje në këmbim të disa llogarive ku fiton më i forti, që është Kurti”.

“E them me keqardhje, vijon ai ngërçi i vitit që shkoi në Kosovë dhe ndërkombëtarisht shihet keq kjo. Një klasë politike që nuk negocion dot së brendshmi, nuk negocion dot së jashtmi. Ky ngërç krijohet sepse të gjithë luajnë shah taktik dhe aty fiton ai që është më i forti, që është zoti Kurti, që ka më shumë vota, dhe përballë ka një opozitë të përçarë”, tha Nazarko.

“Duket se Kurti nuk dëshiron ta rikonfirmojë Osmanin, që do i bënte hije një pushteti në rritje të tij. Por, shqetësimi është që kjo lojë taktike e shkëlqyer ku dominon Kurti, po dëmton interesin shtetëror të Kosovës. Kosovës i intereson që në marrëdhëniet ndërkombëtare të ketë vijimësi dhe këtë e përfaqësonte Osmani”, shtoi Nazarko.

Sipas gazetarit, “Osmani ka mbajtur hapur dyert e SHBA-së për Kosovën”.

Nazarko theksoi se “po sakrifikohen interesat shtetërore dhe kombëtare madje në këmbim të disa llogarive ku fiton më i forti, që është Kurti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos