Ish-ambasadori holandez në Kosovë flet për A2CNN: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 23:21 | Politikë

Ish-ambasadori holandez në Kosovë flet për A2CNN: Gjykata

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në një lidhje direkte me “Rreth e qark” në A2CNN, deklaroi se nuk ka qenë personalisht dakord me Gjykatën Speciale, pasi, sipas tij, ajo u krijua me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe.

“Kur isha ambasador, duhej ta mbështesja Gjykatën Speciale sepse ashtu më thonte qeveria ime, por personalisht nuk e mbështesja sepse ishte e bazuar te raporti i Dick Marty, që ishte me mbështetjen e shërbimeve sekrete serbe, dhe Marty vendosi ta vinte në përdorim dosjen. I gjithë procesi ishte i bazuar në akuza për trafikim organesh në të ashtuquajturën shtëpi e verdhë në veri të Shqipërisë. Unë nuk isha dakord, pasi EULEX-i dhe UNMIK-u kishin hetuar dhe kishin dalë në përfundim që nuk kishte asnjë vlerë, por Këshilli i Europës bëri presion për hetim të mëtejshëm. Nuk ka gjë të keqe sepse heton, por ajo që nuk shkon ishte se kur gjykatësi Ëilliamson vërejti se kjo ngjarje nuk ishte e vërtetë, duhet të ishte ndalur si proces”, tha Bosch.

“Nuk qëndron që UÇK-ja ishte organizatë kriminale, pasi nuk ishte e organizuar. Edhe zoti Hill, që mbahet si proserb, tha që nuk është e vërtetë që UÇK-ja ishte e organizuar”, shtoi ish-ambasadori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos