Ish-kryediplomatja e Kosovës tregon si mund të zgjidhet ngërçi në Kuvend

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 21:12 | Politikë

Ish-kryediplomatja e Kosovës tregon si mund të zgjidhet

Ish-kryediplomatja e Kosovës Edita Tahiri ka dalë me propozim për dalje nga ngërçi i krijuar politik pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të katërt.

Partitë opozitare këmbëngulin se janë ato që duhet ta formojnë qeverinë e re dhe jo Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi kjo e fundit nuk i ka votat e mjaftueshme.

Albulena Haxhiu, e propozuara e LVV-së për kryetare të legjislativit të nëntë, dështoi dy herë të zgjidhet në këtë post.

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca nuk e hodhi sot propozimin e kësaj partie në votim për të parin e Kuvendit, duke e ditur se nuk i kanë 61 votat e nevojshme, raporton KosovaPress.

Edita Tahiri thotë se dështimi i katërt për konstituimin e Kuvendit kërkon marrëveshje politike për organet e legjislativit dhe Qeverinë e koalicionit në një pako.

“PDK-së i takon kryeministri, Kurtit t’i premtohet se bëhet president pas kalimit të mandatit të Vjosës. Kësaj të fundit i vjen keq, por mjaft e ka pasur një mandat si presidente gojëmbyllur që ishte”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Vazhdimi i seancës për herë të pestë për konstituimin e legjislativit të nëntë do të mbahet të mërkurën, më 23 prill, në ora 10:00.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos