Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, konfirmon ekskluzivisht për A2 CNN se aktualisht nuk i kanë votat për qeverinë e re dhe zgjedhjen e kryeparlamentares, por shprehet i bindur se shumë shpejt do t’i bëjnë 61 deputetë.
Ai konfirmon gjithashtu se po bëhen negociata mes Kurtit dhe Limajt, ndërsa shprehu bindjen e fortë se Kosova nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. (A2 Televizion)