“Ishte sulm terrorist”, Lajçak dënon sulmin në Ibër-Lepenc dhe njofton takimet e reja me Kurtin

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 17:25 | Politikë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit ka informuar vendet anëtare të BE-së për gjendjen aktuale të dialogut dhe ka paralajmëruar se do të ketë më shumë misione zyrtare dhe një orar të ngjeshur takimesh në javët e ardhshme.

Me anë të një reagimi në Facebook, Lajçak përmendi edhe shpërthimin në afërsi të Zubin Potokut, duke denuar “sulmin terrorist që kishte si qëllim infrastrukturën kritike” në territorin e Kosovës.

“Udhëheqja e re e BE-së më në fund ka marrë detyrën, Kosova ka përjetuar një sulm të dënueshëm terrorist që synon infrastrukturën kritike - një akt që unë e dënova fuqishëm - dhe bota diplomatike po përgatitet për sprintin e zakonshëm të fundvitit," shkruan Lajçak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos