Kaos në Kuvendin e Kosovës, përplasje mes opozitës dhe LVV, kërkohet vijimi i seancës konstituive

Nga Rosalba Bejdo
12 Gusht 2026, 13:11 | Politikë

Kaos në Kuvendin e Kosovës, përplasje mes opozitës dhe LVV,

Kuvendi i Kosovës është përfshirë nga kaosi këtë të mërkurë. Deputetët e PDK dhe AAK kërkuan vazhdimin e seancës konstituive, teksa në sallën plenare po mbahej aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.  

Përplasje verbale  pati mes deputetëve të PDK dhe ministres në detyrë të drejtësisë Donika Gërvalla, duke i kërkuar asaj që të thërrasë seancën konstituive, e pezulluar nga Vetëvendosje deri në arritjen e një marrëveshja politike.

“Ke shkelur mbi gjakun e UÇK”, apo “Poshtë Jugosllavia” ishin disa prej thirrjeve që ju drejtuan Gërvallës, e cila nga kërkoi mbajtjen e një takimi.

Pas kësaj, përplasje ka pasur edhe mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavcit dhe Egzon Azemit.Musliu i quajti ata superkriminelë, teksa përsëriti kërkesën për thirrje të seancës.

Ndërkohë më herët momente tensioni u shënuan mes ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, teksa kjo e fundit ka thënë se deputetët e zgjedhur nuk janë lejuar të kenë qasje në sallën kryesore. Haxhiu mohoi pretendimet duke thënë se dera e kuvendit kishte qenë e hapur.

Përplasja rreth vazhdimit të seancës vjen pasi ka përfunduar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por Kuvendi nuk arriti të përfundonte zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Për deputetët e PDK dhe AAK kjo përbën shkelje të rendit kushtetues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos