Mbrojtja e mjedisit është testi që Shqipëria ende duhet të kalojë. Edhe në raportin e fundit të progresit nga Komisioni Europian, vendi nuk arriti të merrte një notë kaluese bindëse, raporton A2CNN.
Megjithatë ministri Sofjan Jaupaj shpreh bindjen se vendi do të përmbyllë me sukses negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027 për kapitullin e mjedisit. Kjo pavarësisht se Shqipëria ka kërkuar periudha tranzitore deri në 20 vite për të përmbushur kushtet në masën 100 për qind.
Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj shprehet: “Normalisht, procesi është i tillë që në vijim të vlerësim të të gjithë planeve të këtij viti në atë që quhet “Common positions” për përmbylljen e negociatave, Komisioni Evropian do të vlerësojë nëse afatet e përcaktuara nga Republika e Shqipërisë në pozicionin e saj negociues do të duhet të jenë të tilla apo mund të reduktohen apo edhe mundet të shtohen. Kështu që jemi në rrugë të mbarë për këtë gjë.”
Përmiresimi i cilësisë së ajrit është një ndër sfidat më të vështira që Shqipëria duhet të përmbushë në negociatat me Bashkimin Europian. Te dhënat tregojnë se në 2025 niveli mesatar i grimcave të dëmshme në vendin tonë është 12.6 mikrogram/m3, duke tejkaluar standardin e vendosur nga BE, prej 10 mikrogramësh/m3 apo edhe OBSH, prej 5 mikrogramësh/m3.
“Dy qytete kryesore më problematikat, Tirana për shkak të transportit, ndërtimi dhe rritja urbane e qytetit dhe qytetin e Korçës, që përgjatë muajve të dimrit për shkak të histirukut të ngrohjes me dru zjarri, ka problematikë të shtuar për cilësinë e ajrit. Kemi edhe akteghorinë që janë qytetet industriale, Elbasani, Durrësi, Kruja, ku janë të vendosura industritë e rënda. Diskutimi bëhet nëse do të mbyllen këto industri?”, u shpreh Jaupaj.
Herë pas here, banorët në qytete të ndryshme të Shqipërisë përballen me një ndotje masive të ajrit edhe për shkak të zjarreve që djegin landfillet, si në rastin e Bushatit, Elbasanit dhe Vlorës.
Ministri i Mjedisit shtoi: “Zjarret në landfille janë fenomene që ndodhin për shkak të gazit metan që del për shkak të dekompozimit të mbetjeve në këto landfille. Duhet që investimet në landfille të jenë t tilla që të kenë të inkorporuara edhe tubat e ajrimit apo të nxjerrjes së gazit metan, por herë pas here për shkak të degradimit, krijohen këto gaze. Për landifllin e Bushatit është fakti që nuk është zbatuar faza e tretë të investimit do angazhohemi që të investojmë edhe fazën e tretë të landifuillit, që të kemi edhe teknologjinë e nxjerrjes në atmiosferë të gazit metan”.
Ministri i Mjedisit, gjatë konferencës me gazetarët, u ndal edhe te pastrimi i vijës bregdetare, duke deklaruar se gjatë sezonit veror, frekuenca e pastrimit të plazheve do të jetë e dyfishuar. Por ai kërkoi edhe ndërgjegjësimin e pushuesve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lënë të ndotur ambientin. (A2 Televizion)