
Forcat izraelite po vazhdojnë të kryejnë operacione në jug të Libanit, me një sulm që kishte në shënjestër zonën e Wadi Zibqin në qytetin Tyre, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA).
Më herët, avionët luftarakë izraelitë kryen një sulm ajror mbi qytetin Blat.
Në Bint Jbeil, NNA raportoi se një ekip i mbrojtjes civile i Autoritetit Shëndetësor Islamik në Majdal Selm u godit drejtpërdrejt nga një avion luftarak izraelit, duke shkaktuar të plagosur, përcjell A2CNN.
Në të njëjtën kohë, sulme u kryen edhe ndaj qyteteve Jabal al-Batoum, Hadatha, al-Tayri dhe Kfar.
Ushtria bombardoi gjithashtu zonën Al-Bayada, në jug të Tyre. (A2 Televizion)