Çelja zyrtare e sezonit veror në Bashkinë e Vlorës do të shënojë edhe ndarjen në terren dhe administrimin e parcelave të plazheve që do të shfrytëzohen nga pushuesit.
Kryebashkiakja e Vlorës tregon përgatitjen e kontratave për plazhet private, duke premtuar më shumë hapësirë publike falas për qytetarët në plazhet e Vlorës.
Në prag të çeljes zyrtare të sezonit veror, kryebashkiakja e Vlorës ka edhe një apel, kryesisht për subjektet private.
Vlora përgatitet që këtë sezon të presë një numër edhe më të madh vizitorësh se ai i sezonit të kaluar, nisur kjo nga prenotimet në subjektet akomoduese përgjatë bregdetit, por jo vetëm. (A2 Televizion)