Konjufca tregon formulën e fitores: Ekonomia dhe siguria vendosën zgjedhjet

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2025, 06:54 | Politikë

Konjufca tregon formulën e fitores: Ekonomia dhe siguria vendosën

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e sotme.

Në festën e LVV-së në sheshin e Prishtinës, Konjufca ka treguar edhe disa prej arsyeve kryesore që kanë çuar drejt fitores këtë subjet politik.

Sipas Konjufcës, “lufta” kundër Serbisë e zhvillimi ekonomik kanë qenë ndër arsyet kryesore për fitoren e VV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

 “Ata që e luftojnë Serbinë, ata që zhvillojnë ekonominë, ata që e forcojnë sigurinë, ata që e sjellin begatinë, askush s’mundet me i bllokuar. Ky është rezultati i zgjedhjeve”, theksoi Glauk Konjufca”, theksoi Glauk Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.79 për qind apo 421 mijë e 129 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.18 për qind apo 179 mijë e 158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77 për qind apo 116 mijë e 502 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.74 për qind apo 48 mijë e 551 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos