Kosova çon FSK në Gaza, qeveria miraton propozimin, vendimi i kalon Kuvendit

Nga Rosalba Bejdo
30 Mars 2026, 14:42 | Politikë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza. Sipas legjislacionit në fuqi, pas vendimit të ekzekutivit, çështja i kalon ligjvënësve për shqyrtim dhe votim, ndërsa në fund kërkohet edhe miratimi i presidentit të vendit, shkruan A2CNN.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, tha se janë të gatshëm të marrin pjesë dhe të ndihmojnë popullin e Gazës, sepse edhe vetë kanë qenë dhe janë përfitues të forcave ndërkombëtare që nga viti 1999.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se përmes këtij angazhimi Kosova synon të dëshmojë se është një partnere e besueshme dhe e gatshme të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes dhe sigurisë.

Një sërë shtetesh, përfshirë Shqipërinë, Indonezinë, Marokun dhe Kazakistanin, janë angazhuar të dërgojnë trupa në Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe për të mbështetur administratën tranzitore të Gazës nën udhëheqjen e Bordit të Paqes së Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos