
Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues”, tha Albulena Haxhiu në fund të seancës për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryeministri Albin Kurti, në një adresim nga foltorja e Kuvendit, shfrytëzoi minutat e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Kreut të Shtetit që të akuzojë e fajësojë partitë opozitare për dështimin, shkruan A2.
Opozita refuzoi të merrte pjesë në seancë.
Edhe pozita dhe opozita kanë shkëmbyer më herët akuza ndaj njëra-tjetrës për shkuarjen në zgjedhje.
(A2 Televizion)