
Ish-ambasadori Roland Bimo, duke komentuar krizën politike në Kosovë, deklaroi se shqiptarët nuk kanë mësuar ende se si të bëjnë kompromis për të qeverisur.
Duke folur në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, Bimo u shpreh: “Në Kosovë dhe në të gjithë hapësirën shqiptare nuk ka ndodhur asgjë që të tregojë rritje të pjekurisë politike të faktorit politik shqiptar. Asgjë nuk tregon që shqiptarët kanë mësuar se si bëhet kompromisi për të qeverisur, çka është tipari kryesor për të qenë europian”.
Kur u pyet se kush është fajtori për situatën në Kosovë, ish-ambasadori u përgjigj shkurt: “Ai që ka shumicën. Shumicën mund ta ketë edhe opozita”.
Sot, seanca në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit është shtyrë për në orën 23:00.
Kjo është hera e tretë sot që Kuvendi i Kosovës dështon, pasi opozita bojkotoi sërish seancën, duke deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e “lojës” së Albin Kurtit.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në aktivitetet që i konsiderojnë si “shoë”, duke i cilësuar të njohura për shkelje të Kushtetutës. (A2 Televizion)