“LDK të sjellë me emrin e kandidatit”, Kurti: Hatixhe Hoxha do të tërhiqet nga gara

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 20:39 | Politikë

“LDK të sjellë me emrin e kandidatit”, Kurti: Hatixhe

Kurti paralajmëroi se kandidatja Hatixhe Hoxha do të tërhiqet nga gara, nëse LDK do te sjell një kandidat të sajin. Kurti ka kërkuar që LDK të sjellë propozimim bashkë me emrin e kandidatit. Kurti nuk premtoi mbështetje me votë për propozimin e LDK.

“Kam biseduar me të (Hatixhe Hoxhën). Ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja i sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj kushdo që është. LVV-ja i jep edhe 15 nënshkrime dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civile dhe një kandidat nga LDK-ja dhe sonte le ta zgjedhim presidenten/in të Kosovës. Këtu jam, në zyrën e LVV-së, këtu mund të më gjejë LDK-ja dhe të m’i sjellë 15 nënshkrimet”, deklaroi Kurti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos