Kosova shkon sërish në zgjedhje, Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri

Nga Rosalba Bejdo
29 Prill 2026, 15:40 | Politikë

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi deputetët dështuan të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka shumicën parlamentare, tërhoqi kandidatët partiakë, Konjufcën dhe Kollçakun, duke propozuar aktivisten Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxhën, në përpjekjen për të zgjidhur krizën. Vetëvendosje mbajti një raund votimesh për kandidatët, ku Rushiti mori edhe votat e nevojshme për tu zgjedhur, por opozita refuzoi të ishte e pranishëm në sallë çka bëri që të mos kishte kuorum. Kurti kritikoi ashpër opozitën gjatë fjalimit të fundit në kuvend, e pas kësaj kryetarja Albulena Haxhiu shpërndau edhe legjislaturën e re për ti hapur rrugën zgjedhjeve të reja.

“Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re, opozita është e vjetër, kjo opozitë mundet me sjell ndonjë fytyrë, por zanatin e karakterin e ka të vjetër prandaj edhe janë në rënie të lirë janë duke rënë vazhdimisht në ciklet elektorale, sa më shumë që mbahen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë. Dhe asnjë mësim nuk po e nxjerrin për besë do të ishin qesharak sikur të mos ishin të gjorë. Kjo do të ishte një komedi e bukur sikur të mos ishte gjithë ky mjerim politik, por edhe mjerimi politik nuk është ndonjë e zë e pakapërcyeshme ajo çfarë e bënë të pafalshme e të pakapërcyeshme janë ato dhjetëra e dhjetëra miliona euro”, tha Kurti.

Kurti, gjatë mbrëmjes së të martës i kërkoi Lidhjes Demokratike të Kosovës të sillte 15nënshkrime dhe një emër për kandidat për president, për të kandiduar kundër kandidates së tij, Feride Rushitit. LDK tha se ka 15 nënshkrime për kandidatin e saj, duke mos treguar emrin, por tha se kryeministri Albin Kurti po kërkonte një kundër kandidat që të bëhet kuorumi në mënyrë që Rushiti të zgjidhej presidente.

“Vjosën nuk e deshën nuk e votuan besoj se populli i Kosovës do të ketë mendim ndryshe për këtë çështje, LDK do të udhëheqë procesin përgatitor për zgjedhjet e ardhshme do të votojmë me një listë të shkëlqyeshme. Për këtë çështje besoj shumë shpejt do të flasim sapo të kemi diçka konkrete por jam i bindur se meqenëse Kurti nuk e donte Vjosa Osmanin për presidente, populli i Kosovës do ta dojë dhe populli i Kosovës do të vendos se a e dëshiron Vjosa Osmanin për presidente, po mos ta donte LDK nuk do ta propozonte si emër”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, e cila ishte kandidate për presidente ka thënë se ajo pranoi të kandidohej për këtë pozitë vetëm për të nxjerr vendin nga ngërçi politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos