
Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër aktual dhe i propozuar për President, është tërhequr zyrtarisht nga kandidatura.
Tërheqjen e bëri publike edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë e propozuar për President nga LVV-ja, shkruan A2.
Pas tërheqjes së dy kandidaturave, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e mbylli seancën e jashtëzakonshme. (A2 Televizion)