
PZAP ka hedhur poshtë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për votat e diaspoës si të pasafatshme, duke mos e shqyrtuar në thelb.
Ankesa kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë që arritën pas datës 29 dhjetor 2025, pasi PDK pretendonte se disa prej tyre ishin përfshirë në numërim në shkelje të ligjit, shkruan A2 CNN.
PDK argumentoi se votat e diaspoës që kishin mbërritur pas afatit duhej të hiqeshin nga numërimi, duke theksuar shkeljen e procedurave ligjore për zgjedhjet e përgjithshme.
Sipas partisë, kjo kishte ndikuar në rezultatet përfundimtare dhe kërkonte ndërhyrje nga PZAP, shkruan A2 CNN.
PZAP e hodhi poshtë ankesën, duke theksuar se ishte dorëzuar jashtë afatit ligjor 48-orësh nga dita e pretenduar e shkeljes. (A2 Televizion)