Zgjedhjet në Kosovë, LDK prezanton 110 kandidatët për deputetë

Nga A2 CNN
12 Maj 2026, 23:57 | Politikë

Zgjedhjet në Kosovë, LDK prezanton 110 kandidatët për

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

LDK-ja ka prezantuar ekipin prej 110 kandidatëve, duke e cilësuar atë si një listë që "përfaqëson vizionin për një Kosovë me institucione të forta, zhvillim dhe orientim të palëkundur perëndimor".

“Kjo është lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës. 110 kandidatë. 110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me njerëz në qendër të saj”, thuhet në njoftimin e partisë, shkruan A2.

“Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e re. Integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës”, thuhet më tej në njoftim.

Zgjedhjet në Kosovë, LDK prezanton 110 kandidatët për

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos