KQZ në Kosovë hap më 30 dhjetor aplikimin për vëzhguesit e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2024, 09:42 | Politikë

KQZ në Kosovë hap më 30 dhjetor aplikimin për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ftuar të gjitha subjektet politike, organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mediat vendore dhe ndërkombëtare, që të aplikojnë për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet që do të mbahen më 09.02.2025.

Sipas KQZ, subjektet politike kanë kohë që të aplikojnë nga 30 dhjetori deri më 4 shkurt.

Sa i përket organizatave joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, ato mund të aplikojnë deri më 25 janar.

KQZ thekson se vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ do të lejohen të monitorojnë zgjedhjet dhe aktivitetet që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos