Lamtumira e Hovenier: Kosova duhet të jetë sovrane, demokratike dhe multietnike

Nga Erjon Dervishi
27 Dhjetor 2024, 20:41 | Politikë

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka publikuar fjalimin e tij të fundit për opinionin publik, pas përfundimit të misionit të diplomaitk.

Në postimin e tij në platformën X, diplomati amerikan njofton se kur kishte mbërritur për herë të parë në Kosovë, vendosi kurorë në statujën e Presidentit Ibrahim Rugova dhe theksoi përvojën e tij personale duke e parë atë të avanconte rezistencën paqësore, të drejtat e njeriut dhe barazinë.

“Ky dhjetor shënon edhe fundin e shërbimit tim si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Dëshiroj të falënderoj popullin e Kosovës për miqësinë dhe mikpritjen. Ka qenë nder që të shërbej në këtë rol dhe të kontribuoj në përpjekjen e përbashkët mes SHBA-së dhe Kosovës për të avnacuar dhe konsoliduar një Kosovë sovrane, demokratike, multietnike dhe të begatshme”, shkruan Hovenier, përcjell A2.

Hovenier ka falënderuar popullin e Kosovës për miqësinë dhe mikpritjen duke shtuar se ka qenë nder për të që ka shërbyer në rolin e përfaqësuesit diplomatik amerikan. Në fund, ambasadori amerikan ka thënë se mezi pret të shoh se çfarë populli i Kosovës do të arrijë në vitin 2025 dhe më tej: “E le këtë detyrë duke e ditur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të shoh se çfarë ju populli i Kosovës do të arrini në vitin 2025 dhe më tej”.

Më herët, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ishte i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së bashku me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ku vendoson kurora lulesh pranë shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova: “Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si Ambasador i SHBA-së këtu për këto tre vite dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë”.

Hovenier ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Kosovë në tre vjetët e fundit. Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani tha se angazhimi i Hovenierit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka qenë i pandalshëm. Osmani theksoi se miqësia me SHBA-të bënë që shteti i Kosovës të ecën përpara në mbrojtjen e plotë të integritetit territorial. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos