
Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë kandidatët e lëvizjes Vetëvendosje në 12 komunat e vendit. Në një postim në Facebook, kreu i Vetëvendosjes ka postuar fotot e kandidatëve të partisë së tij dhe shprehet se ata janë emrat e kryetarëve që i duhen vendit
“Të dashur qytetarë, këta janë 12 kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në 12 komuna të Republikës së sonë. Hajra, Fatoni dhe Albani, Taulanti, Ardiani dhe Artani, Aliu, Jetoni dhe Arsimi, Syla, Halili dhe Valoni, janë emrat e kryetarëve që i duhen vendit tonë dhe komunës suaj, e të cilët ju do të mund t'i bëni fitimtarë sot, të dielën e 9 nëntorit.
Ju faleminderit përzemërsisht për mikpritjen tuaj në çdo komunë, për mbështetjen e pakusht, dhe për besimin e përditshëm. Falënderim i posaçëm për bashkatdhetarët tanë që kanë udhëtuar nga vendet e tyre të mërgimit për në Kosovën tonë këto ditë për të votuar për të mirën e komunës. Ju jemi përjetësisht mirënjohës”, shkruan Kurti. (A2 Televizion)
