Kur ndodhi kriza e parë Kurti-Osmani? Kusari-Lila zbulon gjithçka

Nga A2 CNN
30 Maj 2026, 17:10 | Politikë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se çarja e parë serioze në raportet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani ka ndodhur gjatë menaxhimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Në një intervistë për KosovaPress, ajo nënvizon se moskoordinimi dhe mungesa e komunikimit mes institucioneve ka qenë faktor vendimtar në krijimin e një distance politike mes të dyve.

“Kanë qenë çështje të cilat kanë ekzistuar midis vetë raporteve institucionale te zonja Osmani dhe zoti Kurti e zonja Gërvalla, siç janë bërë pastaj edhe publike. Është, mendoj që nuk po i bën nder fushatës komunikimi, qasja që zonja Osmani tashmë e ka karshi edhe Lëvizjes Vetëvendosje... E kam ndjerë në presion, e kam ndjerë që ajo e ka, domethënë e mban atë pakënaqësi që ekziston me qeverinë, por nuk më ka dukur as momenti i duhur, as forma, as mundësia që unë t’i trajtoj ato, për shkak se nuk kam qenë pjesë... unë nuk kam diskutuar asokohe, as këto janë çështje të cilat unë për herë të parë i kam dëgjuar tash kur i ka përmendur dhe nuk e besoj që qëndrojnë”, tha ajo.

“Kanë qenë, po, çështje të komunikimit në raport kryesisht me situatën në veri. Do të thotë, çarja më e madhe ose mungesa e komunikimit ka ndodhur te insistimi atëherë kur ishte kryeministri Kurti për t’i mbajtur kryetarët, dy kryetarët që i kishte fituar Lëvizja Vetëvendosje, në dy komuna, në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, dy kryetarët në ndërtesat e komunave, në veçanti në Leposaviq, nëse e mbani mend, me Lulzim Hetemin”, deklaroi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos