
Mediat në Kosovë shkruajnë se Albin Kurti pritet të provohet edhe një herë në Kuvend për të formuar qeverinë e re.
Deputetët e Vetëvendosje kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës do të jetë formimi i Qeverisë, shkruan Indeksonline.
Paraprakisht, Vetëvendosjes i duhet t’i dëshmojë presidentes Vjosa Osmani se i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë.
Seanca e Kuvendit është planifikuar të mbahet këtë javë.
Kryeministri Kurti në një konferencë të mbajtur dje tha se në këtë situatë vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. (A2 Televizion)
