Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, caktohet kur nis fushata

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 11:34 | Politikë

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë, caktohet kur nis fushata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e raundit të dytë do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor 2025, në orën 06:59.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën: 2 milionë e 633 mijë e 344 Euro dhe mbështetet në listën e votuesve brenda vendit për raundin e dytë, e cila përmban: 1 milion e 316 mijë e 672 votues, pra nga 2 Euro për çdo votues të regjistruar.

Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos