Kurti dhe ambasadori francez Guror heshtin për Urën e Ibrit

Nga Tomorr Avdia
3 Shtator 2024, 16:05 | Politikë

Kurti dhe ambasadori francez Guror heshtin për Urën e Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të pranojë pyetje nga gazetarët, gjatë një vizite në Institutin Francez të Kosovës

Shefi i qeverisë u pyet lidhur me çështjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, por refuzoi të përgjigjet.

“Këtu jemi në Institutin francez, për pyetje të tjera, flasim nga Kryeministria. E di që ju keni shumë interesim. Shikoni, të gjitha pyetjet e tjera, përgjigjemi nga Zyra e Kryeministrit”, tha ai.

Edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot është pyetur lidhur për ketë çështje.

“Unë do të ndjek shembullin e kryeministrit Kurti, kjo ngjarje është për Institutin e Francës, ne mund të flasim në një tjetër rast”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos