Kurti i shtrin dorën Abdixhikut për koalicion, e fton në takim

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 11:15 | Politikë

Kurti i shtrin dorën Abdixhikut për koalicion, e fton në takim

Pas dështimit edhe të seancës së 11 të kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti i ka drejtuar një letër kreut të LDK-së Ludmir Abdixhiku për koalicion qeverisës. Në letrën e tij Kurti shpreh interesin për marrëveshje politike. Sipas tij pavarësisht dallimeve duhet të vendosen interesat e shtetit dhe qytetarëve të para, për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Kurti shton se nuk ka dallime të theksuar mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Në këtë letër Kurti pranon se 61 vota përveç formimit të qeverisë, duhet t’i ketë edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kurti i shtrin dorën Abdixhikut për koalicion, e fton në takim

“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, thuhet në letrën e Kurtit.

Në fund të letrës, Kurti e fton Abdixhikun për t’u takuar dhe për të folur mbi të ardhmen e shtetit.

Kujtojmë që deri më tani, LDK ka refuzuar çdo ftesë të Vetëvendosjes.

Kurti i shtrin dorën Abdixhikut për koalicion, e fton në takim (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos