Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës komentuan incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku ishte përfshirë presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së enjte.
Të dy partitë opozitare thanë se veprimi ndërlidhet me ndryshimin politik në këtë shtet ndërsa fajësuan edhe kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të raporteve me vendet e rajonit.
“Shoh që qasja e bashkëpunëtorëve të kryeministrit Kurti nuk duket të jetë aq miqësore siç ka qenë në të kaluarën me qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me vendin tonë, në presim sqarime shtesë, nuk kemi informata të mjaftueshme”, tha Abelard Tahiri.
“Ky nuk është skandal, por incident i rëndë diplomatik në mes dy shteteve. Pyetja e parë si shtrohet është si do ta trajtonte Shkupi zyrtar presidentin e Kroacisë, presidentin e Malit të Zi apo presidentin e Serbisë, a do t’ia bënte njëjtë?”, u shpreh Besnik Tahiri.
Në konferencat për media qe mbajtën këto dy parti folën edhe për mundësinë e hapjes së urës së Ibrit që të premten u kundërshtua nga vendet e QUINT-it.
Për PDK-në koordinimi me Shtetet e Bashkuara është shumë i rëndësishëm në këtë çështje, ndërsa për AAK kjo është një simbolikë zgjedhore.
“E shoh të pamundshme një agjendë të tillë pa përkrahjen e Shteteve të Bashkuara andaj ne duke pasur parasysh këto hapa qëi përmenda janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në fuqizimin e shtetësisë, pra koordinimi me SHBA është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, shtoi Tahiri.
Për herë të parë, Qeveria konfirmoi të premten se kishte një plan të qartë me faza përhapjen e urës së Ibrit. (A2 Televizion)