Kurti uron Milanoviq për rizgjedhjen: Presim me padurim bashkëpunimin

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 18:19 | Politikë

Kurti uron Milanoviq për rizgjedhjen: Presim me padurim bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy shteteve, duke shprehur optimizëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

"Urime Zoran Milanoviq për rizgjedhjen tuaj në Presidencën e Kroacisë. Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit të fortë," shkroi Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos