Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës ka bërë bashkë partitë politike. Një delegacion që udhëhiqet nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ndodhet në Strasburg të Francës për të lobuar për pranimin e Kosovës në institucionin e rëndësishëm për të drejtat e njeriut.
“Siç tregon raporti i juristëve të shquar, rregullat ligjore janë në përgjithësi në përputhje me standardet ndërkombëtare, ose, siç është rasti me Kushtetutën, shkojnë përtej këtyre standardeve”, është shprehur Konjufca.
Në mes të takimeve kyçe që delegacioni ka marrë pjesë ishte dhe diskutimi në Komitetin e Çështjeve Politike dhe Demokracisë, ku Kryetari i Kuvendit prezantoi rastin e Kosovës për anëtarësim.
Delegacioni, që përfshinte dhe deputetë të opozitës, është takuar edhe me Lulzim Bashën në Këshillin e Europës. (A2 Televizion)